18 Janar 2017 - 08:57
Ata kanë thënë se për këtë çështje janë ankuar në drejtorin e shkollës, e edhe në Drejtorinë Komunale të Arsimit, por se çështja nuk është zgjidhur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fatmir Morina, kryetar i Këshillit të prindërve të kësaj shkolle ka thënë se ka marrë shumë ankesa nga prindërit e shkollës, se fëmijët po mërdhijnë brenda në shkollë.
“Ky problem po zgjat që nga viti i kaluar që kur ka filluar të bëhet ftohtë. Fëmijët vazhdimisht janë të sëmurë”, ka thënë Morina.
Por, drejtues të Komunës së Prishtinës kanë mohuar se shkolla nuk ka ngrohje.
Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë ka thënë se sistemi i ngrohjes së shkollës është duke punuar dhe është në rregull.
Sipas tij, është dita e dytë pas pushimit, prandaj nuk është ngrohur sa duhet i tërë objekti, por se probleme të tjera nuk ka.
“Emin Duraku” është njëra ndër 23 shkollat e kryeqytetit që nuk janë të lidhura në sistemin e ngrohjes qendrore të qytetit. Kjo, meqë në Prishtinë janë vetëm shtatë shkolla që janë të kyçura në sistemin qendror të ngrohjes.
E “Terkomos” nuk e ka në plan që të dërgojë rrjetin e ngrohjes në këto shkolla as me projektin e koogjenerimit për të cilin janë bërë gati të shpenzohen miliona euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...