Për 7 ditë u mblodhën ndihma për 200 familje të komunës së Prishtinës

16 Janar 2017 - 11:06      

Iniciativa e nisur me datë 9 janar 2017 për të ndihmuar familjet në nevojë për rajonin e Prishtinës ka përfunduar dje, më 15 janar, njofton sot #PrishtinaNdihmon. Fillimisht kjo iniciativë ishte planifikuar të zgjaste për dy ditë, por pas kërkesave të shumta të qytetarëve për të kontribuar me veshmbathje dhe ushqim për familjet në nevojë, aksioni vazhdoi edhe për 5 ditë të tjera.

Gjatë këtyre ditëve u janë shpërndarë ndihma në më shumë se 200 familje në Prishtinë dhe komunat të tjera të afërta, transmeton Koha.net. Secila nga këto familje ka marrë veshmbathje dhe pako ushqimore, thuhet në njoftim. Pakot ushqimore përbëheshin nga: miell, vaj, qumësht, kripë, sheqer, oriz, fasule, patate, qepë, makarona, çaj, djathë etj.

Fillimisht pjesë e grupit iniciues ishin vetëm 6 të rinj, por aksionit i është bashkuar një numër i madh i vullnetarëve, të cilët kanë ndihmuar për mbledhjen dhe transportimin e pakove.

#PrishtinaNdihmon planifikon të vazhdojë me aksione humanitare edhe në të ardhmen e afërt, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...