Prishtina në mungesë të pediatërve [video]

15 Janar 2017 - 19:52      

Ministria e Shëndetësisë nuk i mori parasysh kërkesat e komunës së Prishtinës për të rritur numrin e pediatërve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kjo e detyroi komunën që të gjitha grupmoshat e fëmijëve tani e tutje të referohen fillimisht te mjeku familjar. Një vendim i tillë pritet të rrisë dukshëm numrin e pacientëve në këto qendra të mjekësisë familjare.

Fëmijët, të cilët deri tash merrnin drejtpërsëdrejti shërbimin pediatrik në disa prej qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë, tash nuk do ta marrin më, raporton KTV.

Komuna e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, sipas sistemit të referimit, ka vendosur që të gjitha grupmoshat e fëmijëve fillimisht t’i trajtojë mjeku familjar.

Por ky ndryshim pritet të shtojë fluksin e madh të pacientëve e i cili edhe pa këtë referim ishte tejet i lartë.

Megjithatë, respektimi i sistemit të referimit do ta shkarkojë punën e shërbimit pediatrik, i cili tash e tutje do të merret vetëm me rastet specifike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se u detyrua të marrë një vendim të tillë pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i përfilli kërkesat për rritjen e numrit të pediatërve.

Nga ana tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me kërkesat e Komunës së Prishtinës.

Derisa vetëm ua ka rikujtuar profesionistëve shëndetësorë se dhënia e shërbimeve mjekësore për fëmijë është në kompetencë profesionale të mjekëve familjarë, të cilët do të vlerësojnë se a ka nevojë për ndonjë tretman tjetër specialisti apo trajtimi mund të bëhet nga specialisti i mjekësisë familjare.


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...