Trotuaret në kryeqytet të papastruara, Komuna kishte prioritet rrugët [video]

14 Janar 2017 - 17:00      

Ka kaluar një javë qëkur bora mbuloi kryeqytetin. E megjithëse shumica e rrugëve u pastruan, as një javë pas reshjeve të para, gjendja në shumicën e trotuareve nuk është përmirësuar.

Qytetarët kërkojnë nga komuna që të pastrojnë edhe trotuaret, pasi po u krijohet vështirësi në qarkullim.

Por, të tjerë fajin e hedhin edhe te bizneset, të cilat nuk pastrojnë borën para lokaleve të tyre.

E pikërisht këtë e kërkojnë edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, të cilët thonë se me rregullore komunale, qytetarët dhe bizneset janë të obliguar që të largojnë borën para banesave dhe lokaleve të tyre.

Ndërkohë, thonë se kanë intervenuar në disa trotuare, por mospastrimin e tyre e arsyetojnë me prioritizimin e pastrimit të rrugëve.

Ata premtojnë se deri të premten do të pastrohen shumica e trotuareve në kryeqytet.

Ndërsa, si pengesë përmenden edhe veturat e parkuara keq.

Ndërkohë, në Polici thonë se gjatë ditëve të fundit është shtuar numri i tiketave dhe konfiskimit të automjeteve për shkak të parkimit në vend të gabuar.

Megjithatë, sipas Fejzullahut, trotuaret e mbrojtura nga “kunjat” kanë mundur të pastrohen, por se një pjesë e madhe e tyre nuk janë pastruar ende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...