Pasojat nga temperaturat e ulëta në Prishtinë [video]

14 Janar 2017 - 14:15      

Në një banesë u bë një shtresë akulli në formë “ujëvare të ngrirë”.

Një shtresë akulli në formë të “ujëvarës së ngrirë” në një prej banesave në lagjen Dardania, që paraqiste rrezik për banorët dhe veturat e parkuara përreth, është larguar vetëm pas interesimit të televizionit.

Moti i ftohtë i ditëve të fundit solli një pamje jo të zakontë në një prej banesave kolektive në lagjen Dardania.

Në to u pa një shtresë akulli në formë “ujëvare të ngrirë”, raporton KTV.

Banorët e kësaj hyrjeje ishin të shqetësuar me këtë akull të shkaktuar nga rrjedhja e një gypi të ngrohjes nga “Termokosi”.

Ata pritën disa ditë për intervenim nga ngrohtorja e qytetit. Pas interesimit të televizionit, intervenimi nga Termokosi ishte i menjëhershëm.

Madje, aty doli edhe një ekip i zjarrfikësve, që megjithatë nuk pati nevojë të intervenonte.

Kjo pasi punëtorët e ngrohtores së qytetit, pasi siguruan zonën, larguan akullin që rrezikonte banorët dhe veturat e parkuara para banesave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...