Ujësjellësi thërret qytetarët të lajmërojnë kur pëlcasin gypat, u shënuan 53 raste

14 Janar 2017 - 12:10      

Deri më tani janë 53 raste të lajmëruara për pëlcitjen e gypave të ujësjellësit në ndërtesa kolektive dhe nëpër shtëpi banimi.

KUR “Prishtina, në njoftimin për media bën me dije se të gjitha këto pëlcitje kanë ndodhur si shkak i temperaturave të ftohta që kanë mbretëruar ditë më parë, ndërsa tash ka filluar të shkrihet, dhe si rezultat rrjeti i hidrantëve që ka qenë i ngrirë, tash kur shkrihet pëlcet.

“Për shkak të temperaturave të ulëta që kishim dhe me ngritjen e temperaturave nga dje dhe sot ka bërë që tani aty ku vertikalet kanë qenë të ngrira të shpërthejnë për shkak të bymimit te akullit (apo shkrirjes së akullit)”, thuhet në njoftim.

Andaj KUR “Prishtina” bën APEL që të bëhet kujdes dhe që qytetarët të bashkëpunojnë me ekipet e ujësjellësit që kanë punuar tërë natën dhe janë duke punuar që këto probleme të sanohen sa më shpejt dhe të kthehet gjendja normale.

“Në rast të pëlcitjes së vertikaleve në ndërtesa të reagohet menjëherë me ndaljen e valvolave tek ujëmatësi për të mos shkaktuar dëme tjera në ndërtesa. KUR ‘Prishtina’ është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet që qytetarët të mos kenë problem me furnizimin me ujë dhe të kalohet kjo situatë pas temperaturave minus që ishin”.

Në ndërkohë kemi edhe rritje enorme të konsumit që vjen nga frika e konsumatorëve që janë duke i mbajtur rubinetat e hapura, me idenë që të mos vije deri te ngrirja e tubacioneve dhe si pasojë kemi vështirësi serioze t’i mbulojmë pikat më të larta me furnizim me ujë të pijes, siç është lagjja e Vneshtave dhe Rruga e Ulqinit dhe vendbanimet e larta tek Zllatari dhe në Arbëri, lagjja Fidanishte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...