13 Janar 2017 - 21:49
Komuna e Prishtinës, që nga fillimi i këtij viti, sipas sistemit të referimit, ka vendosur që të gjitha grupmoshat e fëmijëve fillimisht t’i trajtojë mjeku familjar, raporton KTV.
Por ky ndryshim pritet të shtojë fluksin e madh të pacientëve e i cili edhe pa këtë referim ishte tejet i lartë.
Megjithatë, respektimi i sistemit të referimit do ta shkarkojë punën e shërbimit pediatrik, i cili tash e tutje do të merret vetëm me rastet specifike.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se u detyrua të marrë një vendim të tillë pasi Ministria e Shëndetësisë nuk i përfilli kërkesat për rritjen e numrit të pediatërve.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë dhënë asnjë sqarim lidhur me kërkesat e Komunës së Prishtinës.
Derisa vetëm ua ka rikujtuar profesionistëve shëndetësorë se dhënia e shërbimeve mjekësore për fëmijë është në kompetencë profesionale të mjekëve familjarë, të cilët do të vlerësojnë se a ka nevojë për ndonjë tretman tjetër specialisti apo trajtimi mund të bëhet nga specialisti i mjekësisë familjare.
Ministria injoron kërkesën e Komunës së... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...