Ahmeti: Më 23 janar vijnë edhe 15 autobusë tjerë

11 Janar 2017 - 23:33      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për autobusët e rinj të cilët u lansuan gjatë ditës së mërkurë.

“Më 23 janar vijnë edhe 15 autobusë tjerë, fillimisht në linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban, në mënyrë që të kemi një autobus çdo 7 minuta”, tha i pari i Prishtinës, raporton Koha.net.

Ahmeti tha se Prishtinës i duhen 160-250 autobusë në mënyrë që të mos kemi telashe në transportin publik.

Sipas kreut të Prishtinës, me këta autobusë synohet të ulet përdorimi i veturave pasi që, sipas tij, një autobus zëvendëson 50 vetura.

Më tej, ai tha se po bëhet plani që të kemi një trase të rrugës vetëm për autobusë, dhe kjo, siç tha ai, është kusht i BERZH-it. 

Ahmeti theksoi se nuk ka mundësi që në rrugët e Prishtinës të lëshohen në qarkullim autobusë "harmonikë", siç janë quajtur më parë, pasi që, siç tha ai, "Prishtina është ngufatur nga ndërtimet" dhe nuk ka mundësi që një autobus aq i gjatë të qarkullojë.

Shpend Ahmeti tha se do të ndërrohet edhe pamja e lokacioni i stacioneve të pritjes së autobusëve, ku do të ketë edhe harta digjitale përmes së cilave do të shihet se ku dhe për sa kohë mbërrin autobusi.

Ahmeti ka deklaruar se nga autobusët e rinj përfitojnë edhe fshatrat e kryeqytetit, varësisht prej frekuentimit të qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...