Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët të heqin borën para shtëpive

11 Janar 2017 - 10:24      

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të largojnë borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore, pasi sipas Komunës, ky është obligim qytetar.

 

Komuna ka përmendur nenin 138 të Rregullores për Shërbime Publike, e cila përcakton përgjegjësinë për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve.

 

“Qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, ndërsa kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që borën dhe akullin e grumbulluar ta bartin jashtë qytetit, ku nuk dëmtohet prona”, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Po ashtu, kërkojmë nga Policia e Kosovës që t'i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen”, thuhet në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...