Begolli: Rrugët në Prishtinë të kalueshme, fshatrat me më shumë vështirësi

6 Janar 2017 - 23:50      

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Genc Begolli në një intervistë për KTV ka thënë se rrugët në Prishtinë janë të kalueshme, ndërsa ka theksuar se më së tepërmi vështirësi ka në fshatra por që edhe aty po punohet.

Ai ka thënë se nëntë kompani po punojnë intensivisht në pastrimin e rrugëve në Prishtinë.

“Rrugët në Prishtinë janë të kalueshme, kemi disa probleme në fshatra. 6 kompani veprojnë në qytet ndërsa 2 në fshatra, kurse kemi marr edhe një kompani tjetër për të punuar në fshatra. Nëntë kompani besoj se janë të mjaftueshme për të mbajtur rrugët e qarkullueshme”, është shprehur Begolli.

Ai gjithashtu ka thënë se numri i aksidenteve ka qenë shumë më i vogël se zakonisht në Prishtinë.

“Hera e parë që ka pasur më së paku aksidente në Prishtinë. Këtë e keni parë edhe në raportin e Policisë, me të cilët kemi pasur bashkëpunim të mirë këtyre ditëve”, është shprehur ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...