Të gjitha rrugët e Prishtinës të kalueshme

5 Janar 2017 - 10:48      

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media bën të ditur se përkundër reshjeve të borës nga nata e mbrëmshme dhe sot, të gjitha rrugët si në qytet po ashtu edhe pjesët rurale janë plotësisht të kalueshme.

Më tutje thuhet se Komuna e Prishtinës ka gjithsejtë 8 kompani të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, nga to 6 në pjesën urbane, kurse 2 në zonat, transmeton Koha.net.

“Lusim vozitësit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin pa pajisje dimërore. Po ashtu i inkurajojmë qytetarët që për çfarëdo problemi të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve falas në numrat: 0800 12233; 0800 12244 dhe 080012255”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...