Foto: Koha / ilustrim

Sistemi i ri i INTRANETIT në komuna, “dështim total” [video]

4 Janar 2017 - 19:24      

Funksionalizimi i sistemit të ri të “Intranetit” nëpër komuna, pa u kryer faza testuese, ka shkaktuar reagime e pakënaqësi.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi, këtë veprim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal e ka quajtur “dështim total” në menaxhimin e projekteve të mëdha.

Sipas tij, sistemi i ri nuk është dashur të funksionalizohet pa u kryer faza testuese paralele mes sistemeve dhe pa u arritur përputhshmëria mes sistemit të ri dhe atij të vjetër.

Nushi, ka thënë se kjo ka shkaktuar probleme te inkasimi i të hyrave, pasi ka pasur “përzierje të kodeve buxhetore”, me ç’rast, sipas tij, ka ndodhur edhe përzierja e të hyrave mes drejtorive brenda komunës, madje edhe të të hyrave mes komunave të ndryshme.

Por, në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal thonë se janë kryer testime dhe për çdo vështirësi teknike, kompania implementuese do të sigurojë ndihmë për komunat. 


Sistemi i ri i INTRANETIT në komuna, “dështim... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...