Foto: Koha / ilustrim

Prishtina e qytetet përreth, nga marsi do të kenë ujë 24 orë [video]

4 Janar 2017 - 22:22      

Qytetarët e Prishtinës, Obiliqit, Fushë Kosovës e Graçanicës që nga fundi i muajit mars do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë 24 orë.

Fabrika e re e përpunimit të ujit në “Shkabaj” tashmë është duke shkuar drejt finalizimit, raporton KTV.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit teknik në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka treguar se fabrika është në fazën e testimit të makinerisë, elektroteknikës dhe disa sistemeve të tjera.

Sipas tij, furnizimi me ujë përmes pompave tashmë ka filluar, derisa uji ka arritur në fabrikë për përpunim.

Ky projekt pos se do të rrisë sasinë e ujit, në 700 litra për sekondë në fazën e parë, gjatë fazës së dytë parashihet të rrisë kapacitetin edhe me 500 litra të tjera për sekondë.

Tashmë ka përfunduar edhe ndërtimi i rrjetit dhe stacioni i pompave. Për ndërtimin e kësaj fabrike, Ujësjellësi ka hyrë 20 milionë euro kredi në Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Rindërtim, Qeveria ka ndarë 5 milionë eurove e po aq mjete kanë ndarë edhe Komuna e Prishtinës dhe Komisioni Evropian.  


Prishtina e qytetet përreth, nga marsi do të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...