3 Janar 2017 - 20:36
Komuna e Prishtinës thotë se para zëvendësimeve të sistemeve të tilla të mëdha, zakonisht bëhen faza testuese të sistemit të ri paralel me sistemin e vjetër, dhe tek pas përputhshmërisë së plotë të dy sistemeve bëhet zëvendësimi.
Ankesa e Komunës së Prishtinës thotë se MAPL nuk e ka bërë një gjë të tillë, dhe ka vendosur që menjëherë të fillohet me sistemin e ri, në fillim të vitit, “kohë kjo kur kërkesat e qytetarëve janë shumë të mëdha”.
“Si Komunë e Prishtinës, jemi shumë të brengosur se ky sistem i ri, sidomos në pjesën e inkasimit të shërbimeve, nuk është fare në nivel dhe do të shkaktojë pakënaqësi të mëdha edhe tek qytetarët. Si Komunë e Prishtinës iu kemi drejtuar zyrtarisht MAPL-së, më 27 dhjetor 2016, ku i kemi shprehur brengat tona. MAPL ka garantuar se deri më 4 janar gjithçka do të rregullohet, për çka ne jemi shumë skeptikë. Të njëjtin shqetësim dhe problem e kanë shprehur edhe disa nga Komunat e tjera të Kosovës”, thuhet në këtë reagim të Komunës së Prishtinës.
Komuna lut qytetarët që të kenë durim dhe të kuptojnë situatën që do të krijohet nga dita e nesërme, “që është pasojë e zbatimit të këtij sistemi të ri nga MAPL”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...