Marigona e Njësisë Speciale

2 Janar 2017 - 11:34      

I ka rastisur të niset për një festë dhe të përfundojë në aksione plot adrenalinë, ku sfidohet krimi dhe shpëtohen jetë.

Arenat sportive i ka ndërruar me terrene më të rrezikshme. E ka lënë boksin e karatenë – ani pse gjatë karrierës në sport ka marrë medalje ndërkombëtare - për të dalë në fushën ku rreziku është i një tjetër dimensioni. Ishte një Marigonë që qëndisi flamurin kuq e zi dhe tani është një tjetër Marigonë - e gatshme të japë çdo gjë nga vetja për t’u ndihmuar të pambrojturve, shkruan “Koha Ditore”.

Marigona Beadini është police e Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Kosovës. Ndër të rrallat femra të këtij profesioni. Nuk ka munguar as edhe në një aksion, i cili është ndërmarrë (prej që ajo është pjesë e NJSO) ku parandalohen krimet.

Njësisë që ndërhynë në ato situata, të cilat nuk ka mundur t’i rehatojë asnjë tjetër mekanizëm ligjor dhe njerëzor.

Asaj i janë nevojitur vetëm disa minuta kohë për t’u përgatitur dhe bashkuar këtyre aksioneve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...