Viti i Ri në Prishtinë, pa fishekzjarrë e me koncert në sheshin “Zahir Pajaziti” [video]

31 Dhjetor 2016 - 19:35      

Xuxi, Jericho, Offchestra, DJ Gamble dhe Fatjon Miftari janë disa nga artistët që do të performojnë në koncertin e organizuar nga Komuna e Prishtinës në natën e ndërrimit të motmoteve.

Koncerti është planifikuar të zgjasë nga ora 20:00 deri në orën 01:00 pas mesnate dhe do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton “038” i KTV-së.

Fillimin e vitit 2017 jashtë në kryeqytet do ta presë edhe kryetari Shpend Ahmeti.

Por shumë qytetarë natën e parë të Vitit të Ri thonë se kanë planifikuar ta kalojnë në shtëpitë e tyre, së bashku me familje.

Ndryshe nga vitet e tjera, Prishtina pritet të jetë e qetë nga zhurmat e fishekzjarrëve.

Disa nga qytetarët e kanë kundërshtuar vendimin e Komunës për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Komuna do t’i gjobisë me shumën prej 100 eurosh ata që do të përdorin fishekzjarrë deri më 3 janar.

Ky vendim i ekzekutivit komunal erdhi në kuadër të masave të ndërmarra për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...