1 Janar 2017 - 08:17
Rruga pa numër e kësaj lagje, e cila është e vetmja që ka mbetur e paasfaltuar, po ua vështirëson qarkullimin dhe është bërë problem i padurueshëm për ta, raporton “038” i KTV-së.
Me ndryshimin e temperaturave thonë se qarkullimi vështirësohet edhe më shumë.
Ata shprehen të indinjuar me qeverisjen komunale, pasi thonë se disa herë kanë bërë kërkesë që edhe kjo rrugë të rregullohet.
Banorët thonë se ndihen të anashkaluar pasi, sipas tyre, vetëm kjo rrugë për dallim nga rrugët e tjera të lagjes ka mbetur në këtë gjendje.
Rruga po u shkakton probleme edhe banorëve përreth.
Mirëpo, zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë mohuar pretendimet e banorëve.
Tahiri ka thënë se më së largu deri në muajin mars pritet të fillojnë punimet në rregullimin e kësaj rruge.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...