31 Dhjetor 2016 - 14:29
Zgjidhjet janë të shumta për të gjithë ata që natën e ndërrimit të moteve dëshirojnë ta kalojnë jashtë shtëpive të tyre, raporton “038” i KTV-së.
Hotelet, lokalet dhe klubet e natës veç janë gati për këtë festë. Këto të fundit ka kohë që kanë hyrë në periudhën festive të fundvitit.
Ndërsa këngëtarë e DJ të ndryshëm do të përkujdesën për atmosferë edhe në netët e para të Vitit të Ri.
Sikur në Dublex, edhe në Zone do të ketë DJ e këngëtarë të ndryshëm, gjatë 3 netëve festive. Por, jo të gjitha lokalet do të punojnë natën e 31 dhjetorit.
Megjithatë, ato do të ofrojnë atmosferë festive natën e 1 dhe 2 janarit.
Në këto dy net, nuk do të mungojë as muzika “live”.
Ndërkaq, nuk do të mungojnë zgjedhjet as për ata që kërkojnë festë dhe atmosferë më solemne.
Atyre që zgjedhin të kalojnë festën e Vitit të Ri jashtë shtëpisë, do t’u ofrohen laramani zgjedhjesh të ambienteve festive.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...