Kronikë e plotë për ardhjen e autobusëve të rinj në Prishtinë [video]

30 Dhjetor 2016 - 19:33      

Vonesat dhe pritjet e stërzgjatura për autobusët e rinj të Trafikut Urban kanë marrë fund të premten.

Kontigjenti i parë prej 15 autobusësh, pasi e ka bërë gjiron e parë në kryeqytet, ka vazhduar rrugën drejt qendrës së “homologimit”, e më pas parkingun e ndërmarrjes Trafiku Urban, transmeton Koha.net.

Shefi i kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafa, i lumtur për ardhjen e autobusëve, ka thënë se viti 2017 do të jetë viti i “Trafikut Urban”.

Pasi ka uruar qytetarët, ai u ka bërë thirrje që t’i ruajnë autobusët e rinj. Mustafa ka njoftuar se kontingjenti i dytë prej 15 autobusësh do të vijë në gjysmën e dytë të janarit, ndërsa i treti prej 21 sosh në mars.

Ndryshe, ky projekt, me të cilin synohet të përmirësohet transporti publik në kryeqytet, do të mbahet mend për përplasjet e mëdha mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë.

E pikërisht në ditën kur mbërrijnë autobusët e rinj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka numëruar dështimet e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti. Shefi i asamblistëve të partisë më të madhe opozitare në kryeqytet, Agim Gashi, tha se Prishtina në krye me Ahmetin nuk shënoi përmirësim në realizimin e punëve dhe detyrave.

Si një nga dështimet më të mëdha nën qeverisjen e Ahmetit, Gashi e ka cilësuar humbjen e fondit stimulues për performancën më të mirë të komunave.


Kronikë e plotë për ardhjen e autobusëve të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...