29 Dhjetor 2016 - 11:49
“Pastrimi” ka nisur me shpërndarjen e kontejnerëve të plastikës në lagjen Dardania më 27 dhjetor duke zëvendësuar kontejnerët e vjetër, por thotë se ka hasur në vështirësi që në fillim. Kjo pasi është vënë re menjëherë një kontejner tërësisht i djegur.
Kompania ka kërkuar nga qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në dukuritë e tilla negative sepse po i krijohen vështirësi dhe kosto në shërbime.
Ky është njoftimi:
Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë me shqetësim njofton opinion publik se nga persona të papërgjegjshëm po ballafaqohet vazhdimisht me sfida të ndryshme dhe me probleme që po na shkaktohen gjatë operimit në teren.
Me dt. 27.12.2016 Kompania “Pastrimi” ka filluar shpërndarjen e 100 kontejnerëve të palstikës 1.1³ në lagjen Dardania për të bërë zëvendësimin e kontejnerëve të vjetër, kontejner këta të dhuruar nga Komuna e Prishtinës, mirëpo që ne fillim kemi hasur në vështirësi.
Gjatë natës së mbrëmshme me dt 28.12.2016 rreth orës 23:00 në Rr. Ilaz Kodra në lagjen Dardania ekipet e Kompanisë “Pastrimi”, kanë verifikuar një kontejner tërësisht të djegur, i cili ishte i ri dhe i vendosur në këtë lokacion.
Andaj, kërkojmë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në dukuritë e tilla negative të cilat janë në kundërshtim me ambientin dhe pastërtinë në qytet, si rezultat i këtyre dukurive të shpeshta neve po na krijohen vështirësi dhe kosto në shërbim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...