Ahmeti thotë se po përmbush premtimet në Prishtinë, sot pret autobusët e parë

29 Dhjetor 2016 - 11:26      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një konferencë të sotme përmbyllëse për vitin 2016, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij është punuar përtej 12 premtimeve.

Ahmeti ka vlerësuar se arritjet më të mëdha janë arritur në shëndetësi.

“Arritjet më të mëdha janë arritur në shëndetësi, me QMF-të jemi konkurrentë me vendet e rajonit. Madje po kryejmë edhe punë që duhet t'i kryej QKUK-ja, si për shembull, rëntgeni që shpesh nuk punon atje, e kryhet në QMF”, ka thënë ai. 

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se në janar do të hapet QMF edhe në qendrën e studentëve.

Ahmeti ka deklaruar se sot pritet të vijë kontingjenti i parë i autobusëve.

“Sot vjen kontingjenti i parë i autobusëve, nëse nuk ka vonesa në doganë”, ka thënë Ahmeti, raporton KTV.

Kontingjenti i parë prej 15 autobusëve pritet të nisë lëvizjen në kryeqytet qysh në muajin janar të vitit 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...