Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë

28 Dhjetor 2016 - 11:44      

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa me datën 27 dhjetor vlera mesatare ditore ka qenë 45.3µg/m3, e cila është brenda vlerave standarde te lejuara.

Edhe sot përqendrimi i PM10 është brenda vlerave te lejuara, raporton Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë.

Ndërsa përqendrime me ndotësin PM2.5 kanë arritur vlerën maksimale e mesatares ditore deri në 40.1µg/m3.

Kjo gjendje ka ardhur si rezultat i kushteve të përshtatshme për shpërndarjen dhe depozitimin e lëngët (përmes reshjeve) të ndotësve që emitohen.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...