27 Dhjetor 2016 - 08:31
Këto të dhëna i kanë konfirmuar për “Kohën Ditore” drejtues të Komunës së Prishtinës, duke i paraqitur si dëshmi që flasin se në Prishtinë është ndalur degradimi i qytetit në aspektin urbanistik njëherë e përgjithmonë.
Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë për gazetën se të gjithë aplikuesit që i kanë plotësuar kushtet e kërkuara sipas Ligjit të ndërtimit, rregulloreve dhe planeve rregulluese në fuqi janë pajisur me leje të ndërtimit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Si rezultat i kësaj, Drejtoria e Urbanizmit në 11 muajt e parë të këtij viti ka lëshuar 149 leje për ndërtim”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se lejet e lëshuara ndërtimore janë të ndryshme, varësisht prej interesave që kanë aplikuesit, qoftë për shtëpi, banesa kolektive, lokale afariste, e të ngjashme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...