22 Dhjetor 2016 - 17:16
Zgjidhjen e problemit ai e mbështet në autobusët urban, lëvizja e automjeteve, zhvendosja e industrisë e të tjera.
Këto janë idetë e Abrashit, për të cilat thotë se janë pjesë e fazës së parë urgjente:
Zëvendësimi i transportit publik (autobusëve) dhe taksive nga lëndët djegëse në energji elektrike dhe benificimi i tyre me lirim nga tatimi për një periudhë kohore;
Ndalesa e lëvizjes së automobilave për një periudhë të caktuar kohore për regjione ku ka ndotje ekstreme;
Strategjia për zhvendosjen e industrisë nga qyteti në zonat e papopulluara;
Kyçja sa më e madhe e ndërtesave të banuara dhe shtëpive në sistemin e Termokosit , që siguron mos shfrytëzimin e lëndëve alternative për ngrohje;
Zgjidhja e qëndrueshme për filtrimin e tymit helmues që del nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, me sistemin me modern të filtrimit të tyre;
Kontrolli strikt i kontrollimit teknik të automjeteve në kuptim të funksionalitetit të katalizatorëve dhe vendosja e një ligji të rreptë lidhur me kualitetin e naftës dhe benzinës, dhe
Rivendosja e limitit të importimit të automjeteve jo më të vjetra se 8 vjet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...