Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme

22 Dhjetor 2016 - 10:11      

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit përmes një komunikate bën të ditur se edhe dje cilësia e ajrit në kryeqytet ka qenë e pashëndetshme.

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit tregon se gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 21.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 66.05µg/m3.

Përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5, i cili ka arritur vlerën maksimale mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 61.9µg/m3.

Kjo gjendje vjen si pasojë jo vetëm e burimeve ndotëse në cilësinë e ajrit, që tani më janë të njohura, por edhe për shkak të kushteve jo të favorshme meteorologjike, të cilat kanë qenë gjatë kësaj periudhe kohore ku janë regjistruar parametrat meteorologjikë si vijon: era 0.0 m/s, temperatura-9.2oC gradë Clesius, lagështia 98% dhe shtypja atmosferike 960.1mb.

Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.

Për këtë shih grafikonin në vazhdim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...