21 Dhjetor 2016 - 09:09
Sipas kësaj shkrese, plani i veprimit duhet të përmbajë qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe në shërbime të tjera, me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të njëjtën ditë, raporti ditor i kësaj ministrie sërish ka nxjerrë statistika të larta të ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Gjendjen alarmante e ka konstatuar edhe iniciativa qytetare “Merr frymë”, sipas së cilës, më 19 dhjetor Prishtina ka qenë qyteti më i ndotur në botë, madje me nivel më të lartë se Pekini. Sipas kësaj iniciative, problemi i ndotjes është bërë publik me matjet e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Erzen Vraniqi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, ka thënë se mundësitë e Komunës për t`u përballur me ndotjen janë minimale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...