329 konkurrues për 50 banesa në kryeqytet [video]

20 Dhjetor 2016 - 19:31      

Ka nisur procesi i vlerësimit dhe verifikimit të 329 aplikacioneve konkurruese për 50 banesat sociale në lagjen ‘Hajvalia’ në kryeqytet, raporton KTV.

Komisioni prej 5 anëtarësh, i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës, gjatë 30 ditëve të ardhshme do të verifikojë dokumentacionin, e më pas edhe gjendjen në terren.
Kreu i këtij komisioni, Nazim Cakolli, tregoi disa prej rasteve që do të kenë përparësi. Pos lëvdatave për këtë projekt, pati edhe kritika. Si shqetësuese u përmend afërsia e banesave me burgun, e po ashtu vendosja e të gjithë këtyre rasteve sociale në një objekt në periferi të qytetit.

Kjo, sipas Driton Tafallarit nga organizata “Developing Together” krijon rrezikun e “getoizimit të tyre”, dhe u krijon vështirësi për qasje në qytet.

Këto shqetësime i pranoi si “me vend” edhe kryetari i komisionit, por tha se ky projekt është trashëguar nga qeverisja e kaluar komunale. Ndryshe, pas përfundimit të këtij procesi, Komuna e Prishtinës do të nis procesin e dhënies në shfrytëzim edhe të 50 banesave të tjera për kategoritë e dala nga lufta.


329 konkurrues për 50 banesa në kryeqytet by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...