20 Dhjetor 2016 - 09:09
Janë 25 shkolla të arsimit fillor dhe të mesëm dhe tri institucione parafillore në Prishtinë, të cilat ngrohen me naftë, e cila paguhet 600 mijë euro për gjashtë muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pastaj, janë 23 institucione tjera shkollore në vende të ndryshme të Komunës së Prishtinës, të cilat ngrohen me dru dhe për to Komuna sivjet ka pasur 62 mijë euro për sezonin e ngrohjes. Si dhe janë 14 institucione të tjera që ngrohen me pelet, e për të cilat Komuna po ashtu ka pasur 32 mijë euro të buxhetit të saj.
Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv në “Termokos”, ka thënë për gazetën se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes do të bëhet në kuadër të fazës së tretë të Projektit të kogjenerimit, gjë që parashihet të fillojë në vitin 2017, porse aty nuk përfshihet asnjë objekt shkollor.
Sipas tij, për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për dy vitet e ardhshme (2017-2018) Komisioni Evropian ka ndarë 8.3 milionë euro, ndërsa Qeveria Gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW) 5 milionë euro, 250 mijë euro nga Komuna e Prishtinës dhe 250 mijë euro nga “Termokos”.
Erzen Vraniqi ka thënë se zgjerimi i rrjetit të “Termokosit” është projekt shumë i shtrenjtë dhe nuk mund të bëhet vetëm për shkolla, por shkon lagje për lagje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...