Foto: Koha

Cilësia e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë “shumë e pashëndetshme”

18 Dhjetor 2016 - 13:04      

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejt së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me datë 17.12.2016 e cila ka arritur në vlerën 55.87µg/m3, ndërsa me datë 16.12.2016 vlera mesatare ditore ka qenë 23.0287µg/m3.

Nga ora 17:30 e datës 17.12.2016, është regjistruar ngritje e vlerave të përqendrimit te PM10 dhe PM2.5 në ajër, gjë që përkeqësoi gjendjen e cilësisë së ajrit, transmeton Koha.net. Kjo gjendje ka vazhduar edhe, sipas matjeve nga ora 09:00, siç mund të shihni edhe nga grafikoni në vazhdim.

Lexo edhe: Cilësia e ajrit në orët e mbrëmjes në Prishtinë, “shumë e pashëndetshme”

“Kushtet e motit të cilat kanë filluar nga pasditja e datës 17.12.2016 dhe vazhdojnë edhe sot, paraqesin një gjendje të pafavorshme për shpërndarjen e ndotësve në ajër dhe vijnë deri te përkeqësimi i cilësisë së ajrit, sepse në këto raste, kur paraqitet inversion i temperaturave dhe nuk ka lëvizje të rrymave të ajrit që nënkupton gjendje qetësie të ajrit, ndotësit që emitohen në ajër nga automjetet motorike (transporti), industria, inceneritoret dhe përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje të shtëpive (në sezonin dimëror) bënë që këta ndotës të akumulohen në shtresa të ulëta të troposferës dhe të mos shpërndahen në shtresa më të larta të ajrit. Në kushte të tilla (gjatë sezonit dimëror) përqendrimi i ndotësve në ajër është më i ngritur në të gjitha zonat ku paraqiten kushte të tilla atmosferike, në krahasim me rastet kur kushtet atmosferike janë të përshtatshme për shpërndarjen e ndotjes”, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Përqendrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrit vlerën maksimale të mesatares ditore në 50.71µg/m3 në po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion.

“Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore”, sqaron IHK. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...