17 Dhjetor 2016 - 20:22
Sipas matësve të vënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kryeqyteti sot është zgjuar me cilësi relativisht të mirë të ajrit, por që kjo gjendje është përkeqësuar në orët e mbrëmjes.
Por tani, në matjet që janë bërë në orën 19:00, del se niveli i cilësisë së ajrit ka arritur në shkallën 261 ppm e që cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”, raporton Koha.net.
Çdokush mund të përjetojë efekte në shëndet: anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte më serioze në shëndet. Fëmijët aktivë dhe të rriturit, njerëzit me probleme me frymëmarrje si astma duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë: çdokush e sidomos fëmijët duhet t’i shmangin ushtrimet e tejzgjatura në natyrë.
Në sajtin e Ambasadës Amerikane sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.
Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...