Veliaj: Tirana merr nga Prishtina “Shkollën model”, e quan “Kosova” [video]

17 Dhjetor 2016 - 12:37      

Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një bisedë për “038” të KTV-së, ka folur për rritjen e bashkëpunimin në mes të 5 komunave shqiptare në pesë shtete të rajonit.

Ka thënë se “platforma e përbashkët do të shërbejë vetëm në nivelin e shkëmbimit të përvojave midis kryetarëve shqiptarë”.

Velijaj ka shprehur hapur se Tirana synon të ketë 20 shkolla model, si ajo që gjendet në Prishtinë.

“Shkolla e re ‘Kosova’ do të jetë e para që do ta adaptojë modelin e shkollës kosovare”.

Në këtë intervistë Velijaj ka treguar se Tirana ka gjithsej 31 çerdhe dhe 26 kopshte parashkollore. Sipas tij, kryeqyteti shqiptar e zgjidhi problemin me çerdhet, duke bërë marrëveshje me sektorin privat.

Ka garantuar se deri në fund të mandatit do të përmbushë të gjitha premtimet që u ka dhënë tiranasve.

Qytetin që drejton e ka cilësuar si qytet të shumë mundësive.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...