U hap Panairi dimëror në Prishtinë

16 Dhjetor 2016 - 12:58      

Në Prishtinë është hapur Panairi dimëror i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe të bizneseve të sapoformuara për promovimin e produkteve të tyre. Këtë panair, tashmë tradicional, e kanë organizuar Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës.

Rreth 70 prodhues po marrin pjesë në këtë panair të cilët kanë gjetur përkrahjen nga projekti i Komisoni Evropian dhe i implementuar nga ARDA.

Luigi Brusa nga Komisioni Evropian tha se ky panair po bëhet tradicional, sepse çdo herë po organizohet në fund vit.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë prodhues të produkteve cilësore.

Ajo tha se edhe mbështetja e Qeverisë nuk ka munguar për këta prodhues.

Edicioni i katërt i panairit zgjat tri ditë me produkte të djathërave, verërave , mjaltës, bulmetit dhe produkte të veshjeve artizanale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...