14 Dhjetor 2016 - 19:24
Nxënësit e këtij gjimnazi kanë protestuar në shenjë pakënaqësie nga të ftohtët, që, sipas tyre, po mbizotëron në këtë objekt.
Paralelet e 11-a dhe të 12-a e kanë bojkotuar tërësisht mësimin, pasi thonë se është e pamundur të mbajnë mësim nga temperaturat e ulëta, pavarësisht se ngrohja funksionon.
Problemi me ngrohje në këtë objekt qëndron prej kur është ndërtuar.
Drejtori i gjimnazit, Ilaz Haziri, ashtu edhe Komuna e Prishtinës, pranojnë se ka pasur probleme infrastrukturore dhe si pasojë objekti është shumë i ftohtë.
Objekti i cili është ndërtuar në vitin 2012 ka kushtuar 2 milionë euro, derisa problemet me ngrohjen e kanë përcjellë qysh prej funksionalizimit të tij.
Gjimnazi që kushtoi dy milionë euro pa ngrohje... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...