Ahmeti konfirmon autobusët e verdhë

14 Dhjetor 2016 - 15:10      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se autobusët e rinj të “Trafikut Urban” do të kenë ngjyrën e verdhë.

“Foto nga fabrika. Taze prej furre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, derisa ka publikuar fotografinë e njërit prej autobusëve.

Autobusët e rinj të shumëpërfolur do ta kenë ngjyrën e verdhë. Me të njëjtën ngjyrë pritet të bëhen të gjithë autobusët e linjave 1,2,3 dhe 4, transmeton Koha.net.

30 autobusët e parë pritet të vijnë në kryeqytet më 20 dhjetor. Kontingjenti i dytë prej 21 autobusësh do të arrijë në Prishtinë në muajin shkurt ose në mars të vitit të ardhshëm.
Ardhja e këtyre autobusëve, sipas qeverisjes lokale të Prishtinës, do të rigjenerojë transportin publik.

Kontrata ndërmjet “Trafikut Urban” dhe kompanisë që e fitoi tenderin për furnizimin me 51 autobusë “Iveco”, ishte nënshkruar në shtator.

Ky projekt, i cili ka pothuajse dy vjet që ka filluar, ishte përcjellë me polemika dhe akuza ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...