Foto: Ilustrim

PD e shqetësuar për ndotjen e ajrit, thotë dispozitat janë në rregull

14 Dhjetor 2016 - 12:28      

Partia e Drejtësisë vlerëson se cilësia e ajrit në kryeqytet dhe disa qytete të tjera të vendit meriton vëmendje shumë më të madhe institucionale se sa deri më tani, si në aspektin e shtimit të buxhetit për realizimin e projeksioneve zyrtare strategjike në këtë aspekt, ashtu edhe zbatimit të plotë të legjislacionit në fuqi që e rregullon këtë fushë.

Si masë urgjente për përmirësimin e cilësisë së ajrit, Partia e Drejtësisë kërkon zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2016 të Qeverisë “Për normat e lejuara të shkarkimeve në ajër nga burimet e lëvizshme të ndotjes”, që ende nuk ka filluar të zbatohet në mënyrë të duhur, gjë që ndërmjet fajtorëve të tjerë ka rezultuar me vazhdimin e ndotjes ekstreme të ajrit në ditë të caktuara me pasoja serioze për shëndetin publik të qytetarëve.

PD thekson se fillimi i menjëhershëm i matjes së shkarkimeve në ajër nga automjetet në bazë të këtij Udhëzimi Administrativ, si pjesë e procedurës për regjistrimin e tyre, është mënyra më e shpejtë për vënien në kontroll të ndotjes së ajrit nga mjetet e komunikacionit rrugor, që paraqesin njërin prej burimeve më të mëdha të ndotjes së ajrit, veçanërisht në qendrat urbane.

Partia e Drejtësisë përkujton institucionet e vendit dhe opinionin publik se ky Udhëzim Administrativ me dispozita edhe më rigoroze për sigurimin e cilësisë së ajrit ka qenë në fuqi edhe prej vitit 2011 por asnjëherë nuk është zbatuar nga Qeveria e vendit.

Partia e Drejtësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës e veçanërisht nga Ministria e Infrastrukturës, e cila drejtpërdrejtë është e obliguar për implementimin e këtij akti tejet të rëndësishëm nënligjor, që menjëherë të fillojë zbatimin e tij në mënyrë që të mbrojnë në mënyrë adekuate shëndetin e qytetarëve të Kosovës e në veçanti banorëve të kryeqytetit dhe qendrave kryesore urbane.

Partia e Drejtësisë kërkon po ashtu që në procesin e miratimit të buxhetit për vitin 2017 vëmendje e veçantë ti kushtohet plotësimit të kërkesave të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për buxhet shtesë me qëllim të realizimit të objektivave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të përcaktuara me Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Ajrin, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...