13 Dhjetor 2016 - 10:24
Projekti mundësoi zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Ofrimi i Pap-testeve pa pagesë në kuadër të qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë do të vazhdojë edhe vitin e radhës, bëri të ditur përmes një komunikate organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Gjatë kësaj fushate mbi 1,500 gra dhe vajza janë ekzaminuar deri me tani dhe rezultatet tregojne se 10.4% të rasteve kishin rezultate që kërkojnë ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore. Nga kjo shifër, 0.7% rasteve janë konstatuar të kenë ndryshime qelizore të një niveli më serioz, të cilat falë diagnostifikimit të hershëm nga ky projekt mund të trajtohet me sukses dhe shërohet.
Ky pilot projekt ka mundësuar për herë të parë realizimin e skriningut në nivelin e kujdesit shëndetësor primar dhe rregullimin e bashkëpunimit me nivelin e kujdesit terciar, apo Institutin e Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Me përkushtimin e stafit mjekësor në nivelin primar, projekti ka mundësuar trajnimin praktik dhe aftësimin e 7 mjekëve specialistë të mjekësisë familjare në Prishtinë për kryerjen e Pap-testeve.
Realizmi me sukses i projektit u mundësua falë bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Komunës së Prishtinës, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit, Ministrisë së Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Institutit të Anatomisë Patologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA, Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH, 700 for Science Foundation dhe iniciativës e koordinimit nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe partnerët tjerë implementues do vazhdojnë të ofrojnë përkrahjen në realizmin dhe promovimin e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore për gratë dhe vajzat. Ofrimi i Pap-testeve pa pagesë do të vazhdojë në kuadër të Komunës së Prishtinës si shërbim i rregullt shëndetësor, thuhet në komunikatë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...