Foto: Koha

Iniciativa “Merr frymë!” thërret për protestë kundër ndotjes enorme të ajrit

12 Dhjetor 2016 - 09:09      

Prishtina do të vazhdojë të organizojë protesta kundër ndotjes së ajrit. Kjo gjë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, ndërsa përgatitjet për protestën kanë marrë hov dhe janë afro 2 mijë qytetarë, të cilët janë paraqitur si pjesëmarrës të saj. Është hera e parë që në Kosovë organizohet një protestë e kësaj përmase.

Ndotja e ajrit në kryeqytet, kohët e fundit, ka arritur përmasat alarmante. Ndërsa, janë shtuar aktivitetet dhe reagimet në kundërshtim të kësaj dukurie dhe janë rritur kërkesat për të marrë masa kundër ndotësve më të mëdhenj të ajrit, siç janë: ndalimi i qarkullimit të automjeteve të vjetra në rrugë dhe ndalimi i përdorimit të gazrave helmuese për prodhimtari dhe ngrohje gjatë dimrit, shkruan sot “Koha Ditore”

Së fundi, një grup të rinjsh, kanë themeluar një iniciativë qytetare me emrin “Merr frymë!”, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër ndotjes së ajrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...