Për 3 muaj, 1.500 gra bënë skriningun e qafës së mitrës

10 Dhjetor 2016 - 09:32      

Gjatë tre muajve, në Komunën e Prishtinës, 1.500 gra kanë kryer skriningun e qafës së mitrës.

Sipas një komunikate të Komunës së Prishtinës, nga ky numër, 10.4% e grave kanë rezultuar me ndryshime të natyrave të llojllojshme.

Nga kjo shifër, te disa nga gra të ekzaminuara është zbuluar se kanë kancer në fazën e parë, dhe me intervenimet më të thjeshta me kosto shumë më të vogël, ato do të shërohen.

“Ky skrining do të vazhdojë dhe do të bëhen edhe skriningje të tjera, në mënyrë që parandalimi dhe vetëdijesimi të mbeten synimet kryesore të kujdesit parësor shëndetësor në Komunën e Prishtinës”, thuhet më tej në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...