Prishtina gati për festat e fundvitit [foto]

9 Dhjetor 2016 - 20:52      

Kryeqyteti është gati për festat e fundvitit pasi sot edhe zyrtarisht është bërë ndezja e dritave, në mënyrë simbolike nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai tha se ndezja e dritave përgjatë shesheve, është një ndër aktivitetet e planifikuara për fund vit dhe kjo u bë e mundur nga komuna, por edhe me ndihmën e disa bizneseve. Ahmeti shtoi se gjatë vitit të kaluar, pronarët e restoranteve dhe kafeterive kanë pasur rritje të frekuentimit nga qytetarët, andaj ai tha se ky shpenzim e arsyeton fitimin e një tjetri.

“Sot patëm kënaqësinë që t’i ndezim dritat e vitit të ri. Kjo është pjesa e aktiviteteve që i kemi organizuar në këtë fund vit, natyrisht duke filluar nga tregu dimëror, i cili ka një numër të madh të qytetarëve, ndërsa sot siç po e shihni edhe prapa meje i gjithë Sheshi “Nëna Terezë” e deri përtej Sëiss Diamond-it, është i ndriçuar me drita, një pjesë e madhe nga Komuna, por ka edhe biznese, të cilat kanë participuar, vitin e kaluar për shkak të dritave ju kish rrit puna shumë edhe restoranteve edhe kafeterive këtu. Kështu që mendoj që edhe sot e justifikojmë këtë shpenzim, duke e ditur që fëmijët kanë qejf të kalojnë dhe të shohin edhe ndriçime të tilla. Prandaj gjithë qytetarëve të Prishtinës ju uroj këtë fund vit sa më të bukur, të vijnë sa më shumë në sheshet e Prishtinës të kalojnë kohë këtu në këto drita”, tha i pari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, transmeton KP.

Para ndezjes së dritave përgjatë shesheve në kryeqytet, grupi i fëmijëve “Xixëllonjat” kënduan këngë krishtlindjesh, me të cilat edhe sollën ngrohtësinë e kësaj kohe të vitit, stinës më të ftohtë, por njëkohësisht që sjell më së shumti ngrohtësi përmes aktiviteteve të shumta.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...