Prishtina në alarm për ndotjen e ajrit [video]

9 Dhjetor 2016 - 19:40      

Niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë është shumë i madh. Madje, mbajtja e maskave është bërë e domosdoshme.

Përveç njerëzve, në Prishtinë maska u është vendosur edhe disa kukullave. Kjo është bërë nga organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim, të cilat kanë zhvilluar aksione kundër ndotjes së ajrit, raporton KTV.

Kukullat me maska dhe me mbishkrime sensibilizuese kundër ndotjes së ajrit janë vendosur në disa nga sheshet e Prishtinës dhe para Ministrisë së Mjedisit.

Qytetarët thonë se është e papranueshme mospërgjegjësia e institucioneve karshi kësaj dukurie shqetësuese.

E në Ministrinë e Mjedisit thonë se me vëmendje është duke u ndjekur gjendja e ajrit në Kosovë, gjatë ditëve të fundit dhe se përkitazi me situatën është shtuar edhe gatishmëria për marrjen e masave dhe për përmirësimin e gjendjes.

MMPH-ja gjithashtu iu bën apel edhe qytetarëve që gjatë këtyre ditëve të jenë më të kujdesshëm, sidomos në përdorimin e automjeteve për transport.

Ndërkaq, organizata PEN dhe Lëvizja Shkenca për Ndryshim do të vazhdojnë që të hulumtojnë ndotjen e ajrit në Prishtinë dhe do të vazhdojnë aktivitetet edhe ditët e ardhshme.


Prishtina në alarm për ndotjen e ajrit [video] by kohanet

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...