Arrin në 1500 numri i ekzaminimeve për kancerin e qafës së mitrës në Prishtinë

9 Dhjetor 2016 - 14:14      

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi bëri të ditur se gjatë tre muajve, që kur ka nisur skriningu për kancerin për kancerin e qafës së mitrës, janë realizuar 1500 ekzaminime dhe se një numër rastesh të kancerit në fazën e parë kanë mundur të shërohen.

Para 3 muajsh ka filluar skriningu për kancerin e qafës së mitrës, përmes të cilit pacientet potencialisht të shëndosha kontrollohen si masë parandaluese ndaj sëmundjes eventuale. Deri sot janë ekzaminuar 1500 gra në Komunën e Prishtinës. Nga ky numër, 10.4% e grave kanë rezultuar me ndryshime të natyrave të llojllojshme. Nga kjo shifër, disa nga gratë e ekzaminuara janë zbuluar se kanë kancer në fazën e parë, dhe me intervenimet më të thjeshta me kosto shumë më të vogël, ato do të shërohen.

Ky skrining do të vazhdojë dhe do të bëhen edhe skriningje tjera në mënyrë që parandalimi dhe vetëdijesimi të mbeten synimet kryesore të Kujdesit Parësor Shëndetësor në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt në mes të tjerash ka treguar se bashkëpunimi korrekt ndërinstitucional, çdo herë shoqërohet me rezultate konkrete dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe parandalimin efikas të shumë problemeve me të cilat përballet shëndetësia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...