7 Dhjetor 2016 - 19:32
Dhjetëra shtëpiza prej druri që janë vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike.
Të zemëruar, thonë se nëse menjëherë nuk ndërmerret diçka, projekti edhe mund të dështojë.
Zyrtarët e KEDS-it kanë thënë se këto shtëpiza janë shkyçur, pasi kanë qenë duke e shfrytëzuar ilegalisht rrymën.
“KEDS-i” është duke krijuar një pikë matëse vetëm që ato të mos mbesin pa energji elektrike, mirëpo presim nga organet kompetente që instalimi të bëhet sipas standardeve të kërkuara”, ka thënë zëdhënësi Viktor Buzhala. Komuna e Prishtinës, e cila është organizatore e këtij projekti, është njoftuar për problemin.
Zyrtari për informim, Adonis Tahiri, deklaron se ua kanë tërhequr vërejtjen bizneseve që të mos krijojnë probleme të ngjashme si sot.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...