“Stacioni i Autobusëve” mund të shpëtohet

7 Dhjetor 2016 - 13:21      

Ylber Çitaku, kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Stacioni i Autobusëve” sh.a., Prishtinë, në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se ndërmarrja të cilën e drejton përbëhet nga tri gjenerata punëtorësh: ata që punojnë që nga fillimi i punës në këtë ndërmarrje, ata që u punësuan deri në vitet e luftës së Kosovës dhe ata që u punësuan pas luftës së vitit 1999.

Edhe pavarësisht vullnetit të shumicës absolute të punëtorëve për punë të përkushtuar, sipas kryeshefit Çitaku, shumica nga ta nuk janë të specializuar për fushëveprimtarinë e ndërmarrjes. I pyetur nga gazeta se si ka mundësi që kjo ndërmarrje të funksionojë me staf të pakualifikuar, ai është përgjigjur: “Kjo gjendje me punëtorët është kështu si pasojë e ndërrimit të fushëveprimtarisë së ndërmarrjes disa herë për një kohë relativisht të shkurtër. Kur jemi te stafi duhet cekur edhe faktin se tri gjeneratat e ndërmarrjes kanë vështirësi në përafrimin dhe mirëkuptimin mes ndryshimeve në gjenerata”.

Ai ka shtuar se veprimtaria primare e NPL “Stacioni i Autobusëve” sh.a. Prishtinë është ofrimi i shërbimeve për operatorët e transportit të udhëtarëve në linjat ndërurbane dhe ndërkombëtare. “Që ta sqarojmë pak për lexuesit tuaj, ndërmarrja jonë nuk disponon autobusë, por ofron shërbime për kompanitë që merren me transportimin e udhëtarëve, duke ua ofruar: peronizimin, rezervimin dhe shitjen e biletave sipas itinerarit të përcaktuar nga Ministria e Infrastrukturës, ruajtjen e bagazheve të udhëtarëve, si dhe njoftimin - informacionet për qytetarët. Si veprimtari sekondare e terciare e që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mundësitë e ndërmarrjes dhe hapësirave të saj, kemi dhënë në shfrytëzim hapësira për Ministrinë e Infrastrukturës, sektorin e Patentë Shoferëve si dhe hapësira për lokale afariste që ofrojnë shërbime për udhëtarët, stafin si dhe palët e treta”, ka bërë me dije Çitaku. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...