Foto: Ilustrim

Aksion i madh i Policisë për lirimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë

7 Dhjetor 2016 - 11:00      

Njësia e Hetimeve Kundër Krimit Ekonomik të Policisë së Kosovës po zhvillon një aksion të gjerë policor në lokacione të ndryshme të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për RTK-në se aksioni ka pasur për fokus bastisjen e lokacioneve të personave të dyshuar që dyshohen për vepra penale për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “uzurpim të paligjshëm të pronës”.

Sipas tij, operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit do të jepen detaje tjera shtesë.

Ndryshe, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...