7 Dhjetor 2016 - 09:24
Përderisa kjo ndihmë, sipas tyre ka munguar deri tashti dhe Prishtina është komuna e vetme ku Qeveria nuk e ka investuar asnjë cent përgjatë 3 vjetëve të fundit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Por, në Ministrinë e Infrastrukturës kanë mohuar këto akuza, duke thënë se deri tashti ka pasur mungesë bashkëpunimi nga komuna dhe se tashti Qeveria ka alokuar 10 milionë euro për investime në projekte të Komunës së Prishtinës.
Hysen Durmishi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës ka deklaruar se komplet buxheti i investimeve kapitale është nga të hyrat vetjake.
Ai disa herë e ka potencuar se pa ndihmën e Qeverisë për bashkëfinancim, janë disa projekte, që nuk do të mund të realizohen vetëm me buxhetin vetjak, e të këtillë siç janë projektet për ndërtimin e kolektorëve mbi lumenj.
“Kemi pasur shumë takime me disa ministri, nga të cilat kemi kërkuar që ose të na ndihmonin që të siguronim donacione, ose që të investonin vetë ato. Por, për 3 vjet, ministritë nuk e kanë investuar asnjë cent”, ka thënë Durmishi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...