Foto: Koha

Paditet KQZ-ja për ndryshime mandatesh të këshilltarëve të Prishtinës

6 Dhjetor 2016 - 08:55      

Prishtinë, 6 dhjetor – Nëntë këshilltarë të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë hequr dorë nga postet, duke ua lëshuar vendin personave të tjerë bashkëpartiakë, brenda mandatit të fundit të kësaj përbërjeje të kuvendit, që ka nisur para 3 vjetësh.

Por, ndryshimi i fundit ka çuar para Prokurorisë Komisionin Qendror Zgjedhor, si organin që ka pranuar dhe i ka bërë të ligjshme këto ndryshime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga LDK-ja janë ndërruar 4 herë anëtarët e KK-së së kryeqytetit, duke u zëvendësuar me të tjerë, dy herë janë ndërruar anëtarët e partisë që drejton Prishtinën lëvizjen Vetëvendosje, dy herë janë ndërruar edhe anëtarët e partisë tjetër të madhe opozitare-PDK si edhe është ndërruar edhe një anëtar i AKR-së, duke u zëvendësuar me një tjetër anëtar të kësaj partie.

Megjithatë, ndryshimi i fundit i bërë në KK, do ta dërgojë KQZ-në para organeve të drejtësisë, për shkak se VV-ja ka bërë padi, duke e quajtur të paligjshëm pranimin e ndërrimit të Lirjeta Rexhepit me Egzona Podvoricën. Ndërsa, ka pasur kritika se po u bëhet vendi anëtarëve të partive sipas dëshirës... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...