Foto: Koha

Ajri sot shumë më i ndotur se dje në Prishtinë

5 Dhjetor 2016 - 10:36      

Cilësia e ajrit në Prishtinë sot është për rreth 40 për qind më e keqe se që ishte dje, sipas Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Përderisa ndotja e ajrit dje ishte 146 ppm dhe “i pashëndetshëm për njerëzit e ndjeshëm”, sot ajo është 180 ppm, ndërsa është i pashëndetshëm për të gjithë, transmeton Koha.net.

“Të gjithë do fillojnë të kenë efekte shëndetësore, ata me ndjeshmëri më të madhe do të kenë efekte serioze. Të rriturit dhe fëmijët aktivë, si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të shmangin ushtrimet e në natyrë, dhe të gjithë të tjerët, sidomos fëmijët duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura”, thuhet në raportin e sotëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...