Palestra “1 Tetori” pa ngrohje shkaku i vjetërsimit të sistemit [video]

3 Dhjetor 2016 - 14:00      

Një ndër palestrat më të mëdha në kryeqytet, ajo “1 Tetori”, ka pesë vjet që nuk ka ngrohje qendrore.

Tash në periudhën e dimrit, kur edhe aktivitetet sportive shtohen, situata me ngrohje nuk pritet të ndryshojë, raporton “038” i KTV-së.

Më së vështiri këtë po e përballojnë ata që palestrën e shfrytëzojnë pothuajse çdo ditë për ushtrime fizike.

Thonë se mungesa e ngrohjes po ndikon në koncentrimin dhe përkushtimin e sportistëve.

Salla “1 Tetori”, funksionon në kuadër të Qendrës së Studentëve, zyrtarë të së cilës thonë se problemi me ngrohje po u kushton mjaft shumë.

Sipas tyre, kjo ka ndodhur pasi sistemi i ngrohjes është vjetërsuar dhe deri më tani nuk kanë pasur buxhet.

Rreth 100 mijë euro pritet të kushtojë riparimi i rrjetit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...