Kaos, as pas dy muajsh riasfaltim në “Luan Haradinaj” s’ka shenja [video]

3 Dhjetor 2016 - 10:57      

Edhe pse është në qendër të qytetit dhe ka rreth dy muaj që është riasfaltuar, në rrugën “Luan Haradinaj” nuk ka asnjë vijë.

Nuk janë shenjëzuar as vendkalimet e këmbësorëve, as vijat ndarëse të shiritave të lëvizjes, e as shenja tjera të nevojshme, raporton “038” i KTV-së.

Kjo mungesë, pos kaosit, ka bërë që këmbësorët të orientohen vetëm në bazë të uljes së trotuareve.

Kjo situatë nuk është e lehtë as për shoferët, që në këto rrethana duhet të lëvizin me kujdes të shtuar.

Në komunë pa dhënë ndonjë afat kohor, kanë premtuar se shenjëzimi do të bëhet shumë shpejt.

E për shkak të punimeve në trotuarin e papërfunduar në këtë rrugë, problem është edhe ndriçimi, për të cilin po ashtu në komunë thonë se do të përfundojë shumë shpejt.

Ndryshe, javë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte kritikuar ashpër ekzekutivin në Prishtinë për mos-shenjëzimin e rrugëve në kryeqytet.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...