Qeveria e Komuna hedhin fajin te njëra-tjetra për vonesa në Ligjin për Prishtinën [video]

2 Dhjetor 2016 - 21:36      

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal arsyeton vonesën e Ligjit për Prishtinën, duke akuzuar kryetarin e kryeqytetit për neglizhencë.

Zëvendësministri Bajram Gecaj thotë se janë detyruar që për të dytën herë të kërkojnë takim me kryetarin Ahmeti, pasi në kërkesën e parë kishte refuzuar të takohej.

Kritika ndaj Ahmetit hedhin edhe partitë opozitare në kryeqytet, sipas së cilave veprimet e kryetarit nuk duan koment.

Shefi i grupit të asamblistëve nga radhët e LDK-së, Agim Gashi, ka thënë se me vetë faktin që partia e Shpend Ahmetit bojkoton pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës, ku Prishtina fitoi miliona euro, nuk do koment.

Lirak Çelaj shef i asamblistëve nga radhët e PDK-së thotë se Shpend Ahemtit as projektet e propozuara nga vetë ai nuk po i pëlqejnë. Tash e 17 vjet nga përfundimi i luftës, Prishtina vazhdon të funksionojë pa ligj.

 


Qeveria e Komuna hedhin fajin te njëra-tjetra... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...